SARDA TOURS

                          Bukurite e Fjetura 

         Ejani te gjithe se bashku ti zgjojme dhe ti bejme aktive

          keto bukuri natyrore, historike dhe kulturore

title

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FShurdhahu%2Fposts%2F2347951085530596&width=500" width="500" height="700" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowTransparency="true" allow="encrypted-media"></iframe>


                Info. per SARDEN 

Kalaja  "SARDA" ndodhet ne ishullin e Shurdhahut ne liqenin Vau dejes i cili shtrihet ne Bashkine Vau dejes dhe  Bashkine Shkoder

 
     Bashkia Vaudejes,   Zona e Gurit te Zi  dhe  Komani  jane vende unikale per nga pasurite arkeologjike kulturore dhe ekoturistike qe kane.

                       

       Gjithe zona perreth  ketyre qendrave  kulturore eshte nje nga vendet me te rendesishme jo vetem per qytetin e Shkodren, qytetit Vau Dejesit por edhe per Tiranen e te gjithe vendin tone, ndoshta eshte unikale dhe ne rrafshin ballkanik.

       E themi kete sepse kjo zone i perket nje treve te rendesishme arkeologjike dhe historike. Jo shume larg nga ishull i Shurdhahut ndodhet  vendlindja e shkrimtarit dhe albanologut te madh i vleresuar me titullin  “Nderi i Kombit“ Martin Camaj.

         Per qytezen e Sardes  kane shkruar shume studjues te huaj  si Ippen, De Grandi,  J.G.Hahn Nopce dhe shum studjues e arkeologe shqiptare si Hana Spahia, D. Kamata, At Gjon Karma, Hasan dhe Neritan Ceka, te cilet e kane vlersuar si nje mbartese te kultures Ilire .

         Sarda dikur nje qyteze gjithe gjalleri, perbri lumit Drin, si nje gadishull strategjik dhe si nje pike nderlidhese me rrugen e vjeter Gjakove – Shkoder – Ulqin, sot nga nje qyteze e pabanuar e rrethuar me kuroren e bukur te uijt te kristalte te Drinit, eshte kthyer ne nje ishull interesant dhe ne nje pike te rendesishme turistike.  Uji i liqenit, malet dhe kodrat perreth me gjelberimin e tyre gjithevjetor krijojne nje pejsazh me bukuri te rralle, duke i dhene ketij ishulli vlera te medha ekoturistike.

Ketu pervec vizitoreve te shumte vendas dhe te huaj me ardhjen e pranveres vijne per ta vizituar shume femije, nxenes dhe studente te cilet njihen me vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike, njihen me vlerat mjedisore, ku te gjitha ne kompleks perbejne nje perle turistike.

 Prej vitesh ne kete vend  zhvillon veprimtari te shumta kulturore dhe turistike Shoqata “Sarda”, e cila ka krijuar tradita  per shume aktivitete si:

 

  • Festivali Folklorik me nxenesit e shkollave tetevjecare te gjithe treves se veriut ne cdo 3 vjet
  • Konkursi i fjales artistike per cmimin “Martin Camaj” me te gjithe nxenesit e shkollave te mesme te Qarkut Shkoder cdo  vjet.
  • Garat e kanotazhit ne liqen me te rinj nga gjithe trevat Shiptare
  • Ne bashkepunim me komunitetin fetar eshte krijuar tradite  e organizimi i festes popullore te 15 gushtit ku marrin pjese me mijera te rinj.
  • Konkursi i zenies se peshkut me grep etj.
  • Organizimi i guidave me grupe te ndryshme turistike vendas dhe te huaj

 

   Te gjitha keto jane bere per te promovuar  vlerat ekoturistike e kesaj treve

             Porta e Kunores         

Porta e Kalase se Sardes

 ( Porta e Kunores, ku para se te vihet kunora martesore e ciftit nga prifti, behej prova e gjatesise se djalit nga e cila varej martesa)

Person kontakti

Artef Lekaj  

Telefon   +355(0)68 880 0230  

Email;       arteflekaj@gmail.com  

                 sarda2000@hotmail.com